Tërmet i fuqishëm në Kinë, shemben 126 ndërtesa

Nga A2 CNN
6 Gusht 2023, 08:43 | Bota
Tërmet i fuqishëm në Kinë, shemben 126 ndërtesa

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ka ndodhur gjatë natës në Kinën verilindore. Për pasojë 21 persona kanë mbetur të lënduar ndërsa rreth 126 ndërtesa janë shembur. Lajmi është raportuar nga mediat vendase.

Sipas qendrës kineze të tërmeteve CENC, epiqendra e saktë të tërmetit pranë fshatit Wangdagua, duke regjistruar gjithsej 59 pasgoditje. Wangdagua është pjesë e qarkut Pingyuan, në qytetin prefektural të Dezhou.

Tërmeti u ndje deri në Pekin dhe Shangai, rreth 800 kilometra larg. Ndërkohë hekurudha e Pekinit njoftoi anulimin e mbi 60 trenave të dielën.

A2 CNN Livestream

A2 Business