Austria nën ujë, përmbytjet nxjerrin ushtrinë në rrugë

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 16:55 | Bota

Pas Gjermanisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë, moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu, ka përfshirë dhe Austrinë.

Përmbytje të mëdha ka pasur në Margarethen dhe Kuehnsdorf, ku ujë ka hyrë në shtëpitë e banorëve dhe rrethuar sipërfaqe të mëdha me tokë të mbjellë.

Në disa zona ka pasur rrëshqitje dherash çka ka detyruar autoritetet të mbyllin qarkullimin e mjeteve në disa akse.

Situata problematike ka sjellë dislokimin e ushtrisë në rajonet më të prekura për evakuimin e banorëve si dhe për të ngritur barriera mbrojtëse.

Sinoptikanët parashikojnë reshje të tjera në orët në vijim, teksa autoritetet kërkojnë nga banorët që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi