Ukraina hedh në erë cisternën ruse në Krime, intensifikohet lufta me dronë

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 18:07 | Bota
Ukraina hedh në erë cisternën ruse në Krime, intensifikohet

Pas sulmit me dronë nënujore ndaj bazës të marinës ruse, Ukraina ka ndërmarrë një tjetër aksion për të dëmtuar makinerinë e luftës së Putin.

Këtë herë, një dron i mbushur me eksploziv, ka pasur në objektiv një cisternë ruse karburanti, shumë pranë urës së Krimesë.

Shpërthimi ishte tepër i fuqishëm dhe shkaktoi dëme të mëdha, ndërkohë që nuk pati asnjë të lënduar.

"Cisterna ishte e mbushur me karburant, kështu që shpërthimi u pa nga larg", deklaruan zyrtarët rusë në Krime.

Vasyl Malyuk, kreu i shërbimit të sigurisë të Ukrainës, nuk e konfirmoi drejtpërdrejt sulmin e fundit, por tha se çdo incident me anijet ruse ose në urën e Krimesë ishte një hap absolutisht logjik dhe efikas kundër armikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos