SHBA aprovon pilulën për depresionin pas lindjes, ka efekt në 3 ditë

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 17:34 | Bota
SHBA aprovon pilulën për depresionin pas lindjes, ka efekt në 3

Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan ilaçin e parë që trajton depresionin pas lindjes te gratë.

Administrata për Ushqim dhe Ilaçe bëri me dije se pilula e re, e quajtur Zurzuvae mund të pihet çdo ditë nga një për dy javë rresht, ndërkohë që efektet e saj janë të dukshme që pas ditës së tretë të përdorimit.

Prodhuesi i ilaçit, “Sage Therapeutics and Biogen” tregoi se ai do të dalë për publikun pas disa muajsh, por nuk bëhet me dije se çfarë çmimi do të ketë.

Njësoj si format e tjera të depresionit, depresioni pas lindjes mund të sjellë trishtim, humbje energjie, mendime vetëvrasëse, ulje të aftësisë për të ndjerë kënaqësi etj.

Sipas FDA, provat klinike treguan se pilula ndihmoi në reduktimin e ndjeshëm të simptomave të depresionit brenda tre ditëve, ndërkohë që efekti i tyre zgjat dhe 4 javë të tjera pas dozës së fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos