Doktorët në Londër “hoqën dorë”, mjekët italianë shpëtojnë foshnjën britanike

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 21:46 | Bota
Doktorët në Londër “hoqën dorë”,

Mjekët italianë në spitalin Gaslini në Genoa kanë operuar me sukses një foshnje 6 muajshe nga Britania e Madhe e cila vuante një sëmundje në zemër.

Familja e fëmijës iu drejtua spitalit italian pasi në mjekët në Londër iu kishin thënë se djali i tyre nuk mund të operohej, duke iu prerë në këtë mënyrë shpresat.

Por ndërhyrja e kardiokirurgut italian Guido Michelon rezultoi e suksesshme. Operacioni i vogëlushit, i cili vuante nga një formë e rëndë e sëmundjes komplekse kongjenitale të zemrës, u krye më 7 korrik dhe vetëm tani është shpallur jashtë rrezikut për jetën.

"Dy operacione u kryen të kombinuara në një procedurë të vetme shumë komplekse që mësova gjatë trajnimit në SHBA me profesor Norwood që e konceptoi dhe e zbatoi për herë të parë këtë lloj ndërhyrje", shpjegon doktor Michielon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos