Turneu në Amerikë, Milani e mbyll me humbje, mundet minimalisht nga Barcelona

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 09:00 | Futboll
Turneu në Amerikë, Milani e mbyll me humbje, mundet minimalisht nga

Milani e mbylli me humbje turneun e Amerikës teksa edhe në ndeshjen e fundit u mposht 1-0 nga Barcelona. Edhe pse në kuadrin e një miqësore dy skuadrat dhuruan spektakël në fushë. Katalanasit e nisën më mirë ndeshjen teksa provuan disa herë para portës por vetëm shtylla ja mohoi festën.

Nga ana tjetër Rafael Leao provoi me një kundërsulm të shpejt por portieri "Iñjaki" Peñja Sotorres  ndali goditjen e portugezit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Rezultati u zhbllokua në fraksionin e dytë kur Ansu Fati realizoi një supergol.

Spanjollët mbeten në sulm për të shënuar dhe më shumë teksa realizuan  me Araujo por gjyqtari anuloi golin për pozicion jashtë loje. Milani tentoi disa herë për të shënuar në fund por 90 minuta u mbyllen me fitoren minimale të spanjollëve.

Pavarësisht rezultatit në fushë, ky ishte një test i mirë për dy trajnerët në prag të sezonit të ri pasi kur kanë mbetur dhe dy javë nga nisja zyrtare e sezonit të ri, dy teknikët provuan thuajse të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni