Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

U kapën me mina me telekomandë, jepet masa e sigurisë për dy të arrestuarit në Vlorë

Nga A2 CNN
12 Gusht 2023, 11:24 | Kronikë
U kapën me mina me telekomandë, jepet masa e sigurisë për dy

Gjykatat e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy personat që u kapën me mina në qytetin e Vlorës.

Seanca gjyqësore është mbajtur sot në orën 9:30, ku prokurorja Ajkuna Anxhaku e ka cilësuar si të ligjshëm arrestin dhe ka kërkuar arrest me burg për dy personat; përkatësisht xhaxha dhe nip. Kërkesa është lënë në fuqi nga gjyqtarja Emirjana Dimo.

Dy ditë më parë u parandalua në Vlorë ngjarja kriminale, kur policia arrestoi xhaxhain dhe nipin, pasi në makinën e tyre kishin fshehur 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë.

Për efektivët e përfshirë në këtë operacion, ministri Balla njoftoi edhe shpërblim financiar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu