Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Sekuestrohen mbi 100 mijë paund në Portin e Durrësit, pranga të riut që vinte nga Anglia

Nga A2 CNN
12 Gusht 2023, 10:18 | Kronikë

Autoritetet portuale të Durrësit kanë zbuluar një tjetër tentativë për futjen e parave të padeklaruara në vendin tonë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Policia ka sekuestruar 100 460 paund dhe ka vënë në pranga 30-vjeçarin Diafet Palushi që vinte nga Anglia, i cili  tentonte t’i fuste paratë në Shqipëri, me çantë.

Gjatë kësaj jave, në këtë Port u sekuestruan 204 230 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në vendin tonë, ilegalisht, me 2 autobusë.

Port, Durrës/Operacione të njëpasnjëshme kundër krimeve kufitare.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, si rezultat i zbatimit të masave shtesë të ndërmarra gjatë sezonit turistik 2023, për të rritur parametrat e sigurisë në këtë pkk, për t’iu ofruar qytetarëve, shërbim cilësor, etik dhe të shpejtë, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativave për të futur para në vendit tonë, pa i deklaruar.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi D. P., 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i cili vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të burimit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale".

A2 CNN Livestream

A2 Business