Ekzekutohet 62-vjeçari në Maliq, reagon Balla: Policia e Shtetit zbatoi ligjin

Nga A2 CNN
12 Gusht 2023, 09:31 | Kronikë
Ekzekutohet 62-vjeçari në Maliq, reagon Balla: Policia e Shtetit

Pas eliminimit nga Policia të 62-vjeçarit që ushtroi dhunë mbi bashkëshorten dhe djalin dhe më pas hapi zjarr ndaj efektivëve të Policisë, ka reaguar ministri i Brendshëm Taulant Balla. Sipas tij Policia e Shtetit zbatoi Ligjin, ndërsa apeloi që çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore.

“Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin. Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos