Ulja e besimit rrezikon ta fusë ekonominë në cikël rënës, tregues i stepjes për të investuar

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 13:23 | Ekonomi
Ulja e besimit rrezikon ta fusë ekonominë në cikël

Rënia e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe bizneset rrezikon ta fusë ekonominë në një cikël rënës. Pesimizmi i treguar gjatë korrikut, tregues i stepjes së njerëzve për të shpenzuar, mund të krijojë një reaksion zinxhir negativ që përfshin xhepat e qytetarëve, portofolet e sipërmarrjeve e arkën e shtetit.

“Tregu është ai që i jep drejtim ecurive ekonomike dhe njëkohësisht gjendjes sonë financiare... xhepave tanë apo të bizneseve. Besimi në ekonomi është një nga treguesit kryesorë që tregon se si politikat dhe reformat e ndërmarra janë reflektuar te qytetari dhe biznesit. Rënia e këtij treguesi shfaq haptazi krizën në të cilën gjendemi, që shohim dhe ndiejmë përditë”, u shpreh ekspertja për ekonominë Suzana Guxholli.

Skepticizmi ndaj gjendjes financiare nuk është një fenomen vetëm vendas, po ajo që e dallon Shqipërinë nga shtetet e tjera është hendeku i madh që krijohet kaq shpejt mes optimizmit dhe pesimizmit. Kjo u vërtetua më së miri gjatë korrikut ku besimi në ekonomi ra me rimet më të shpejta ndonjëherë, për të parën herë pas tetë muajsh.

“Kjo pasi ne kemi një ekonomi të pastrukturuar, Kaosi fiskal që ne kemi krijuar prej vitesh na krijon edhe këto lëkundje që shkojnë përtej logjikës ekonomike”, theksoi Guxholli.

Teksa paralajmërojnë se humbja e besimit të ekonomi mund të jetë një fenomen në vazhdim, ekspertë të ekonomisë kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë në drejtim të qytetarëve dhe bizneseve. Demoralizimi i këtyre të fundit thonë ekspertët mund të zhvlerësojë edhe më tej rritjen ekonomike të vendit, e cila këtë vit përllogaritet në 2.2 për qind.

https://a2news.com/2023/08/01/te-gjithe-pesimiste-besimi-ne-ekonomi-ne-korrik-bie-per-te-paren-here-ne-8-muaj/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni