All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Verë “dimërore” në Spanjë, 54 litra shi për metër katror në një orë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 14:17 | Bota
Verë “dimërore” në Spanjë, 54 litra shi për
All - Paragraf - 1

Një pjesë e konsiderueshme e Spanjës po përjeton një verë dimërore me stuhi të ashpra.

Reshjet e forta që përfshinë provincën e Zaragozës dhe kryeqytetin, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha me rrugët dhe autostradat të kthyera në lumenj.

All - Paragraf - 3

Mediat spanjolle raportojnë se në më pak se një orë, janë regjistruar reshje deri në 54 litra për metër katror.

Niveli i ujit gjatë vërshimeve ka qenë tepër i lartë sa që ka detyruar zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit që të zhyten për të nxjerrë qytetarët nga automjetet.

Autoritetet spanjolle po mbajnë në fuqi nivelin e alarmit portokalli për provincën e Zaragozës, për shkak të parashikimeve për reshje të tjera të dendura shiu, breshëri, por edhe për shkak të erërave të forta.

All - Paragraf - 6

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk ka raportime për viktima apo të lënduar. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos