Vijojnë përleshjet e dhunshme në Peru, vdes një protestues

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 10:47 | Bota

Një burrë në kryeqytetin e Perusë Lima ka vdekur dhe të tjerë janë shtruar në spital ndërsa përleshjet mbarëkombëtare mes protestuesve dhe policisë vazhduan në javën e tetë të krizës politike të shtetit të Amerikës së Jugut.

Vdekja e Victor Santisteban Yacsavilca, 55 vjeç, të shtunën përshkallëzoi më tej protestat që filluan në fillim të dhjetorit pas shkarkimit dhe arrestimit të Presidentit Pedro Castillo.

Fillimisht të përqendruara në jugun malor, rural të Perusë, protestat kanë vijuar edhe në kryeqytet javët e fundit. Protestat e së shtunës ishin kryesisht në Lima dhe në rajonin jugor Cusco.

Disa protesta u përshkallëzuan ndërsa demonstruesit e armatosur me gurë dhe mburoja të improvizuara u përleshën me policinë, e cila përdori gaz dhe plumba gome.

Presidentja Dina Boluarte shprehu keqardhjen herët të shtunën pasi Kongresi refuzoi të përshpejtonte afatin kohor për zgjedhjet presidenciale mes trazirave.

Ligjvënësit kishin dhënë një dritë fillestare jeshile për zhvendosjen e zgjedhjeve nga 2026 në 2024, por të premten votuan kundër propozimit për të mbajtur zgjedhjet këtë vit.

Boluarte ka mbështetur në mënyrë të përsëritur shtyrjen e zgjedhjeve ndërsa përpiqet të shtypë protestat që kërkojnë dorëheqjen e saj. Boluarte, e cila mori detyrën pas shkarkimit të Castillo, ka pohuar se do të qëndrojë si Presidente deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

https://a2news.com/2022/12/09/arrestimi-i-presidentit-castillo-protestuesit-ne-peru-perplasen-ashper-me-policine/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi