All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Viktimat nga luftimet shkojnë 200, Azerbajxhani publikon imazhe të bombardimeve

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 17:15 | Bota
All - Paragraf - 1

Në një kohë kur përleshjet në kufirin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë janë intesifikuar, Ministria azere e Mbrojtjes ka publikuar imazhet e bombardimeve ndaj trupave rivale.

Videoja e regjistruar nga një avion apo dron tregon qartë forcat ajrore të Azerbajxhanit ndërsa sulmojnë ushtarët dhe mjetet e ushtrisë së Armenisë.

All - Paragraf - 3

Filmimet janë publikuar të premten dhe videoja titullohet “Një tjetër dëshmi e humbjeve të trupave armike”.

Tashmë luftimet mes trupave të azere dhe atyre armene kanë hyrë në ditën e shtatë, në lidhje me rajonin e Nagorno-Karabakh. Deri tani raportohen 200 viktima në përleshjet më të ashpra për të njëjtin konflikt që prej vitit 1990. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos