SPAK kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Aurel Hoxhallarin, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.
Sipas konkluzioneve përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Hoxhallari duhet të përballet, në mungesë, me një seri akuzash, nga vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, tek armëmbajtja pa leje, prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.
SPAK ka rekomanduar që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Devi Kasmi u qëllua mbrëmjen e 29 janarit 2018 në Tiranë, poshtë pallatit ku banonte në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Për atë vrasje është arrestuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm edhe ish-efektivi i forcave speciale greke, Efthimious Efthimiou, ndërkohë që Elton Halipaj, është dënuar me 35 vite burg për të njëjtën ngjarje. (A2 Televizion)