Vuçiç me helikopter në Bosnje, presidenti serb, Dodik dhe patriarku Porfirije flasin për Kosovën

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 15:40 | Ballkani

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç bashkë me mikun e tij Millorad Dodik, si dhe patriarkun serb Porfirije, janë mbledhur në territorin e Bosnje e Hercegovinës.

Mediat në Beograd njoftojnë se ata kanë diskutuar për një sërë çështjesh, përfshirë situatën në Kosovë dhe pritshmëritë e fuqive të mëdha për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Treshja Vuçiç, Dodik dhe Porfirije kanë biseduar edhe për atë që e konsideruan “presion të fortë ndërkombëtar mbi udhëheqjen e Republika Sërpska në Bosnje”, konkretisht për sanksionimin e disa politikanëve nga SHBA.

“Si simbol i unitetit, besimit, shpresës dhe forcës, manastiri i Osovicës është gjithashtu vendi më i mirë ku do të fillojmë diskutimet për tema shumë të rëndësishme për Serbinë, Republikën Sërpska dhe të gjithë serbët”, shkruan Vuçiç në profilin e tij në instagram, teksa thekson se udhëtoi nga Serbia për në Bosnje me anë të një helikopteri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos