Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

​Zbulimi tronditës, ish-mësuesi australian i kopshtit akuzohet se ka abuzuar me 91 vajza

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 16:20 | Bota
​Zbulimi tronditës, ish-mësuesi australian i kopshtit akuzohet se ka

Një ish-punonjës i kujdesit për fëmijët është akuzuar për 1623 sulme dhe abuzime seksuale ndaj 91 vajzave të vogla. Ngjarja e rëndë është zbuluar nga mediat e huaja në Australi.

Sipas policisë, sulmet u zhvilluan në dhjetë qendra të ndryshme të kujdesit ditor midis 2007 dhe 2022 dhe kishin në shënjestër ekskluzivisht "vajzat para pubertetit".

45-vjeçari u akuzua për gjithsej 1623 krime, përfshirë 136 përdhunime dhe 110 marrëdhënie seksuale me fëmijë nën moshën dhjetë vjeç.

Detektivët kanë ekzaminuar përmbajtjen e telefonit të tij dhe besojnë se kanë identifikuar të gjitha viktimat e supozuara. Burri kishte kaluar të gjitha testet e nevojshme për të punuar me fëmijët në Australi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi