Zbulohet fosili 50 milionë vjeçar i lakuriqit të natës

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 10:37 | Lifestyle
Zbulohet fosili 50 milionë vjeçar i lakuriqit të natës

Është zbuluar në Wyoming fosili i lakuriqit të natës më të vjetër në Amerikë dhe në botë i cili ka jetuar rreth 52 milionë vjet më parë. Ai u zbulua pothuajse rastësisht nga një ekip nga Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore në Nju Jork në bashkëpunim me një nga Qendra e Biodiversitetit Naturalis në Leiden, Hollandë, rezultatet e analizës së tyre janë publikuar në “PLOS One”.

Skeleti u gjet në Formacionin e Lumit të Gjelbër, Wyoming, një nga depozitat më të pasura fosile në botë, që daton nga Eoceni, epoka gjeologjike midis 56 dhe 34 milionë vjet më parë. Në këtë formacion, në 60 vitet e fundit, ndër të tjera, janë gjetur edhe tridhjetë skelete lakuriqësh nate, që të gjithë deri tani i atribuohen vetëm dy llojeve. Lloji i dytë prej tyre u zbulua vetëm 20 vjet më parë, dhe që atëherë Nancy Simmons nga muzeu i Nju-Jorkut ka dyshuar se mund të ketë më shumë.

Konfirmimi i dyshimit të saj erdhi kur zbuloi, pikërisht në koleksionin e muzeut, një skelet të blerë në vitin 2017 dhe që i përkiste atij që Simmons e identifikoi menjëherë si një specie të re. Ekzemplarët e të njëjtës specie janë identifikuar saktë edhe në koleksionin e Qendrës së Biodiversitetit Naturalis dhe Muzeut Mbretëror të Ontarios.

Quhet Icaronycteris gunnelli, për nder të Gregg Gunnell, paleontolog në Universitetin Duke dhe ekspert i madh për foslët e lakuriqëve të natës. Ai jetoi në Ëyoming 52 milionë vjet më parë, ndërsa në pjesën tjetër të botës lindën lloje të tjera lakuriqësh nate dhe filluan të përhapen në mbarë botën.

Skeleti i Icaronycteris bëhet kështu skeleti më i vjetër i lakuriqëve të natës që është gjetur ndonjëherë në botë. Megjithatë, jo fosili më i vjetër. Dhëmbët e lakuriqit të natës janë gjetur në Azi, një tjetër konfirmim i teorisë se këta gjitarë evoluan njëkohësisht në pjesë të ndryshme të botës.

Ka afro 1500 lloje të ndryshme lakuriqësh nate në të gjitha cepat e planetit. Teoria më e përhapur mbi shpërndarjen dhe shumëllojshmërinë e tyre është se lakuriqët e natës kanë pasur një evolucion shumë të shpejtë që ka ndodhur njëkohësisht në kontinente të ndryshme.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli