Një zjarr masiv ka rënë ditën e sotme në Konjat të Lushnjes, pranë aksit nacional Lushnje - Rrogozhinë. Si pasojë e përhapjes së flakëve pranë kanalit anësor janë përfshirë nga flakët tre magazina dhe një automjet. Në vendngjarje ndodhen 4 automjete zjarrfikëse, ndërkohë që në ndihmë për shuarjen e flakëve kanë shkuar edhe zjarrfikës nga Fieri. (A2 Televizion)
Zjarr masiv në aksin Lushnje-Rrogozhinë, rrezikohen disa banesa
