Euro po vijon rënien edhe këtë shtator duke ndjekur të njëjtën ecuri si një vit më parë.
Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro po këmbehet mesatarisht me 106.26 lekë duke humbur 0.41 pikë në 24 orët e fundit.
Në shitje euro po këmbehet me 106.82 lekë, ndërsa po blihet me 105.73 lekë.
Bashkë me euron janë zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore si paundi apo dollari. (A2 Televizion)