Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Puthi futbollisten, ish-kreu i Federatës duhet t’i qëndrojë 200 metra larg

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 15:32 | Sporte të tjera
Puthi futbollisten, ish-kreu i Federatës duhet t’i qëndrojë

 Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiale është urdhëruar që të qëndrojë 200 metra larg nga futbollistja e kombëtares së femrave, Jenny Hermoso. Vendimi është dhënë nga një gjykatës këtë të premte.

Avokati i lojtarit këmbënguli që Rubiale t’i qëndronte Hermoso-s 500 metra larg dhe që të mos kishte asnjë kontakt me të, por gjykata vendosi të mos kërkonte kërkesën e tij. Gjithashtu, gjykatësi nuk pranoi edhe një tjetër kërkesë të paraqitur nga avokatët, që Rubiales të paraqitet para një gjyqtari çdo 15 ditë.

 Rubiales dha dorëheqjen këtë javë pas incidentit të 20 gushtit gjatë finales së Kampionatit Botëror, kur puthi futbollisten në buzë. Lojtarja më vonë tha se puthja nuk ishte konsensuale dhe për këtë arsye ajo mori masa ligjore ndaj tij.

Sipas ligjit spanjoll, një puthje jo-konsensuale është një vepër e sulmit seksual dhe dënohet me gjobë apo edhe me burgim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi