Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

Skandali me Kosovën, dënime të lehta për Rumaninë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 17:02 | Futboll
Skandali me Kosovën, dënime të lehta për Rumaninë

Rumania shpëton paq, pas ngjarjeve skandaloze në sfidën me Kosovën, që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes.

Pas banerit diskriminues të tifozëve, të lejuar nga autoritetet, Federata Rumune e Futbollit u gjobit me 52 mijë euro. Vendimi përfshinte 1 mijë euro gjobë për çdo minutë që ndeshja ishte ndërprerë.

Disiplinori i UEFA-s vendosi që Rumania të luajë edhe një ndeshje pa tifozë. Masat nuk i përshtaten aspak pretendimeve të Kosovës që kërkonte dënime edhe më të ashpra për ngjarjen dhe shpresonte ta fitonte ndeshjen në tavolinë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu