Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

Humbi avionin, pasagjeri rreh anëtarët e stafit dhe shkatërron çfarë i del para në aeroport

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 18:02 | Kapur në kamera
Humbi avionin, pasagjeri rreh anëtarët e stafit dhe shkatërron

Të humbësh një fluturim nuk është asnjëherë një përvojë e këndshme, por një pasagjer i “Ryanair” në aeroportin Palma të Spanjës e ka përjetuar më keq se zakonisht.

I shfrenuar, me tërbim e duke mos kontrolluar aspak nervat, ai i është vërsulur stafit të tmerruar, që u fsheh pas një dere xhami.

Burri pa bluzë dhe tepër i nervozuar shihet në një video duke thyer mobiliet dhe një kompjuter në portën e imbarkimit në aeroport. Ai gjithashtu nuk ngurroi aspak të përplaste një kosh mbeturinash në mur, siç shihet në video.

Sipas “Ultima Hora”, burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht një anëtar të stafit të Ryanair para se të shpërthente duke thyer gjithçka.

Stafi në panik e sipër bëri thirrje për ndihmë dhe gjashtë roje sigurie mbërritën për të burrin e nervozuar, i cili ka hyrë në tualetet e grave ku ka thyer pasqyrën dhe ka kërcënuar se do të vriste veten.

Ai është prerë në gjoks dhe bark përpara se rojet e sigurisë ta frenonin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu