Në një tjetër video të shpërndarë nga Reuters dhe të regjistruar nga CCTV lokal tregohet momenti kur dy kamikazët dalin nga makina dhe njëri prej tyre hyn në Ministrinë e Brendshme turke, duke qëlluar me armë. Sulmuesi hodhi veten në erë teksa po hynte në Ministrinë e Brendshme, ndërsa sulmuesi tjetër u neutralizua nga Policia.
Në sulmin terrorist që ndodhi mëngjesin e sotëm në kryeqytetin turk mbetën të plagosur dy oficerë policie. (A2 Televizion)