Mbi 28,000 njerëz janë raportuar të vdekur ose të zhdukur në Mesdhe që nga viti 2014. Prej tyre 1143 ishin të mitur. Alarmi është ngritur nga “Save the Children”, i cili bën thirrje për një sistem evropian kërkimi dhe shpëtimi për të shpëtuar njerëzit në vështirësi në det.
Vetëm në vitin 2023 më shumë se 100 të mitur kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdhe. 4% e totalit. Përqindja është rritur në mënyrë drastike krahasuar me vitin 2014, kur ishin më pak se 1%, raporton “Save the Children”.
Nga viti 2014 e deri më sot, më shumë se 112 mijë të mitur të pashoqëruar kanë mbërritur në Itali përmes detit. Këtë vit, që nga 1 janari, mbi 11600 të mitur kanë mbërritur në rrugë detare pa kujdestarë të rritur. (A2 Televizion)