Të paktën 7 persona humbën jetën pas një zjarri që shpërtheu në klubin e natës “Teatre” rreth orës 6:00 të mëngjesit në Murcia të Spanjës.
Pas shuarjes së flakëve, ekipet e shpëtimit po gërmojnë nëpër rrënoja për të kërkuar trupat e personave të zhdukur.
Sipas asaj që raporton gazeta “El Mundo”, personeli i urgjencës është në kërkim të personave të tjerë të zhdukur nga një grup miqsh që po festonin ditëlindjen në një nga ambientet e dëmtuara. Ndërsa 4 të tjerë janë shtruar në spital të asfiksuar nga tymi.
Ende nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, i cili ka shkatërruar një pjesë të çatisë së ndërtesës.
Bashkia Murcia ka ngritur një zonë në Sallën e Sporteve për familjarët dhe të prekurit, të cilët do të kenë në dispozicion një hapësirë me mbështetje psikologjike dhe njësi të specializuara emergjente. (A2 Televizion)