Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, deklaroi përpara gazetarëve në Uashington se Serbia ka nisur tërheqjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën, e vendosur aty pas incidentit të rëndë të 24 shtatorit.
“Që kur deklaruam publikisht se kishim parë forcat serbe përgjatë kufirit, i kemi parë se kanë filluar t’i tërheqin ato forca nga aty. Kjo është diçka pozitive, do të ndihmojë për të shtensionuar situatën. Nuk do t’i eliminojë tensionet, por do ta zbusë situatën”, tha Kirby.
Shtetet e Bashkuara e quajtën më herët këtë grumbullim të pashembullt dhe i bënë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën.
Mes të tjerash, Kirby tha se Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të shtojnë numrin e trupave paqëruajtëse amerikane në KFOR. (A2 Televizion)