“5.7 euro për banor”, drejtoresha e INSTAT tregon sa shkon kostoja totale e censit 2023

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 19:02 | Aktualitet
“5.7 euro për banor”, drejtoresha e INSTAT tregon sa shkon

Kostoja totale e procesit të censit 2023 është 16.9 milionë euro dhe i takon 5.7 euro për çdo banori. Drejtoresha e INSTAT e argumentoi këtë me investimin teknologjik, infrastrukturën dhe rekrutimin e 7 mijë personave.

“Vetë procesi është shumë i madh me shumë elementë të përfshirë brenda dhe ka një faturë kosto. Kostoja totale 16.9 milionë euro dhe i takon një kosto prej 5.7 euro për çdo banor dhe është një kosto që për investimin teknologjik që është bërë janë sistem infrastrukture të ngritura dhe secila prej tyre ka kosto. Ne po kryejmë një cens me metoda tradicionale derë më derë dhe janë rekrutuar 7 mijë persona.

Në studion e Debatit nga Alba Alishani, Dhuli theksoi se modeli bazë i referencës së censit 2023 bazohet në rekomandimet e OKB dhe BE-së.

“Përpos kësaj janë bërë diskutime me ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë dhe janë përcaktuar të gjitha pyetjet. Rekomandohet se pyetjet janë të paracaktuara, metodologjia rekomandon pyetje të detyrueshme dhe jo të detyrueshmet. Janë të detyrueshme për të gjitha vendet për t’u përfshirë në pyetësor, kurse jo detyrueset janë në gjykimin e vendeve”.

Për pyetjet sensitive si feja, etnia dhe gjuha të cilat janë opsionale, ajo tha se pavarësisht se përmbajnë të drejtën e mospërgjigjes, janë vetëdeklaruese.

“Pyetësori që po intervistohet në terren përmban pyetjet e detyrueshme, kurse pyetjet opsionale dhe sensistive janë pyetjet mbi etninë, fenë dhe gjuhën. Pyetjet për këto janë opsionale sensitive dhe jo detyruese dhe përmbajnë të drejtën e mos përgjigjes por janë pyetje vetëdeklaruese që do të thotë nuk ka pyetje si ndihesh? Statistika është fakt, individët deklarojnë identitetin etnik fetar dhe gjuhën, jo si ndjeheni ju?”

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni