Pas 3 orësh, përfundon marrja në pyetje e Jorgo Goros në SPAK: Dhashë shpjegime si çdo qytetar

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 10:56 | Aktualitet
Pas 3 orësh, përfundon marrja në pyetje e Jorgo Goros në

Pas 3 orëve, ka përfunduar marrja në pyetje e Jorgo Goros nga prokurorët në SPAK.

Në përfundim, ai ka dhënë një prononcim të shkurtër, duke thënë se “ka dhënë shpjegime”, por pa u ndalur në shumë detaje.

“Isha në SPAK si çdo qytetar për të dhënë shpjegime. Nuk mund të flas se për çfarë”, tha ai.

Goro u paraqit në ambientet e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion rreth orën 10:00, pas denoncimit të bërë nga Fredi Beleri mbi konstatimet e KLSH-së për abuzim me tenderat.

Goro vijon të jetë në detyrë, për shkak se Fredi Beleri nuk është betuar ende, ndonëse ia doli të fitonte në zgjedhjet e 14 majit. Kjo sepse Beleri është në qeli për akuzë për blerje votash.

A2 CNN Livestream

A2 Business