Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 39%
  • Tre herë në javë 22%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 33%

Mbi cilat parime Greqia pretendon Bashkinë e Himarës, Konispolit dhe Finiqit, referuar Censusit 2023?

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 08:42 | Aktualitet
Mbi cilat parime Greqia pretendon Bashkinë e Himarës, Konispolit dhe

I ftuar në “Dita Jonë” në A2 CNN, Ardit Bido, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i pakicave, njëherazi kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, komentoi një hartë të territoreve që Greqia pretendon në Shqipëri, referuar Censusit 2023.

Sipas Bidos, Bashkia e Himarës ka 2.6 për qind shtetas me origjinë greke, Konispoli ka 7.5 për qind me origjinë greke dhe me pikëpamjen moderniste, pra sa vetë identifikohen grekë. Pra, në total, sipas Bidos, në këto zona janë 14.5 për qind e popullsisë që vetë identifikohen grekë dhe pjesa tjetër vetë identifikohen shqiptarë.

“Ky 14.5 për qindëshi nuk prodhon asgjë, por 20 për qindëshi do të përbënte ndryshim, pasi sipas ligjit tonë për pakicat, i lind e drejta kolektive pakicës që të kërkojë në një formë të caktuar ligjore, që të vendosen tabelat dygjuhëshe, që të vendoset flamuri grek në mes të Himarës dhe në mes të Konispolit, siç e kemi sot në Finiq dhe Dropull për të cilat nuk kemi asnjë kundërshtim dhe të vendoset greqishtja gjuhë zyrtare?”, u shpreh ndër të tjera në lidhje me këtë çështje, Ardit Bido, për A2 CNN.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi