Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Ndryshime të papritura në listën e Kombëtares U-21, trajneri Bushi afron dy lojtarë të rinj

Nga A2 CNN
8 Tetor 2023, 15:40 | Futboll
Ndryshime të papritura në listën e Kombëtares U-21, trajneri

Ka ndryshime në listën e Kombëtares U-21, e thirrur për dy ndeshjet kualifikuese të EURO 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi i Partizanit, Marcelino Preka ka pësuar një dëmtim dhe pas konsultave me stafin mjekësor nuk do të japë kontributin e tij në dy sfidat kualifikuese.

Për këtë arsye, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në ekip mbrojtësin e Genoa-s Elmando Gjini.

Sakaq, edhe sulmuesi Dion Berisha nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy takime, teksa do të zëvendësohet nga Ermir Selimaj.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi ka nisur sot grumbullimin në Durrës dhe të mërkurën e 11 tetorit do të udhëtojë drejt Finlandës.

Takimi i parë i kuqezinjve është pikërisht ai ndaj vendasve të Finlandës më 13 tetor.

Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Malit të Zi, që do të luhet në stadiumin ‘Arena Egnatia’.

A2 CNN Livestream

A2 Business