Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Pulisic shënon, “portieri” Giroud shpëton Milanin. Kuqezinjtë, të vetëm në kryesimin e Serisë A

Nga A2 CNN
8 Tetor 2023, 06:37 | Futboll
Pulisic shënon, “portieri” Giroud shpëton Milanin.

Milan përfitoi nga barazimi i Interit për t’u ngjitur i vetëm në krye të Serisë A, pas javës së 8.

Christian Pulisic shënoi golin e vetëm të ndeshjes ndaj Genoa dhe tashmë kuqezinjtë e shohin veten 2 pikë më shumë sesa rivalët e qytetit.

Milani e dominoi lojën, por raste për gol krijoi fare pak, me ndeshjen që u bë emocionuese duke nisur nga goli i amerikanit, në minutën e 87.

Në kohën shtesë, portieri i Milanit, Mike Maignan, bën një ndërhyrje të ashpër jashtë zone ndaj ish-sulmuesit të Partizanit, Caleb Ekuban, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Duke qenë se Milani i kishte kryer të gjitha zëvendësimet, në portë u fut qendërsulmuesi Olivier Giroud.

Franzezi ishte me fat në ekzekutimin e goditjes së lirë nga Genoa, me topin që përfundoi në traversë, ndërsa në sekondat e fundit të shtesës kreu një ndërhyrje vendimtare që shmangu golin.

Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, tha se ajo që bëri Giroud si portier “është pjesë e mentalitetit të fortë të ekipit” që ai drejton.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi