Rrëfehet Ibra: Partnerja më refuzoi propozimin për martesë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 15:26 | Futboll
Rrëfehet Ibra: Partnerja më refuzoi propozimin për martesë

Zlatan Ibrahimovic po jeton një fazë të re në jetën e tij, pasi mori vendimin për të lënë futbollin.

Ish-sulmuesi i Milanit, në një interviste me Piers Morgan në “Piers Morgan Uncensored”, ka folur për tema të ndryshme, duke përfshirë jetën e tij personale. Gazetari britanik u interesua për arsyen pse nuk Ibra nuk është martuar ende, edhe pse ka dy fëmijë me partneren e tij, Helena Seger.

Suedezi zbuloi se ai i ka kërkuar asaj që të martohen, por ajo e ka refuzuar: “Ajo tha jo. Është shumë e fortë”.

Kjo ka ndodhur dy vjet më parë, kur Zlatan dhe Helena festuan dy dekada së bashku: “Mendova se pas 20 vitesh, ajo meriton të martohet me mua. Por, m’u përgjigj: “Nuk kam nevojë të martohem me ty për të vërtetuar se jam me ty dhe se kemi dy fëmijë”.

Ibra shtoi se nuk u mërzit nga refuzimi, por theksoi se nuk do ta propozojë më për martesë partneren e tij: “Ajo e pati shansin, nuk do të ketë një të dytë. Por, ajo ka dy fëmijë nga unë, kështu që kjo është edhe më e rëndësishme sesa të jesh i martuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos