Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

F1, Verstappen shpallet kampion pa nisur gara

Nga A2 CNN
8 Tetor 2023, 06:54 | Futboll
F1, Verstappen shpallet kampion pa nisur gara

Max Verstappen është shpallur kampion bote në Formula 1 për herë të tretë radhazi. Holandezit të Red Bullit i mjaftuan vetëm 11 xhiro në garën Sprint të së shtunës për të siguruar matematikisht titullin, duke e kthyer në formalitet garën e sotme të Katarit.

Shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, pësoi aksident në Sprint, duke i dhënë titullin Verstappenit, të cilit gjithsesi i mjaftonte vetëm një vend i gjashtë në minigarën e djeshme.

Holandezi e mbylli në vendin e dytë, pas australianit Oscar Piastri, me McLaren.

Sot, në orën 19:00, do të zhvillohet Çmimi i Madh i Katarit, ku kampioni i trefishtë Verstappen do të mundohet të arrijë një tjetër fitore për statistikat e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu