Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Ishte vjedhur në Zvicër, gjendet në Prishtinë makina luksoze me vlerë 100 mijë euro

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 19:27 | Kosova
Ishte vjedhur në Zvicër, gjendet në Prishtinë makina luksoze

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, Policia e Kosovës ka marrë një informacion nga autoritetet e Policisë Federale të Zvicrës në lidhje me dyshimin se një veturë e llojit “Mercedes”, e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, mund të jetë në territorin e Kosovës.

Siç thuhet në njoftim, përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) dhe veprimit të shpejtë e profesional të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, dje më datë 10.10.2023 është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura e llojit “Mercedes”, vlera e përafërt  e së cilës është mbi 100.000 euro, e cila ishte në kërkim në Zvicër.

“Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu