Sondazh: Ku do e kaloni natën e ndërrimit të viteve?
  • Famije 78%
  • Restorant/bare 7%
  • Jashtë vendit 16%

Libani hedh një raketë drejt Izraelit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 10:58 | Bota
Libani hedh një raketë drejt Izraelit

Larg Gazës, ushtria izraelite thotë se është hedhur një raketë drejt një poste ushtarake izraelite në kufi.

Raketa antitank goditi afër fshatit Arab Al-Aramshe, sipas Forcave Izraelite të Mbrojtjes, në skajin tjetër të vendit nga ku Hamasi ka nisur sulmet e tij.

Nuk është hera e parë që dhuna shpërthen në kufirin me Libanin, ditët e fundit.

Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, por është cilësuar nga Izraeli dhe pjesa më e madhe e Perëndimit si një grup terrorist, ka lëshuar raketa në Izrael që kur Hamasi filloi sulmin e tij.

Ditari A2 CNN