Mbi 1000 banesa të shkatërruara, Gaza pa drita, vritet familja e “trurit” të sulmit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 15:05 | Bota
Mbi 1000 banesa të shkatërruara, Gaza pa drita, vritet familja e

Pas 5 ditësh nga sulmet e përgjakshme të militantëve të Hamasit në Izrael, Gaza tashmë ndodhet pa energji elektrike, pa furnizim me ujë e karburante dhe pa medikamente mjekësore.

Ndonëse, kundërpërgjigja e ushtrisë izraelite ende nuk ka nisur brenda territorit të enklavës, vetëm nga bombardimet janë shkatërruar mbi 1000 banesa, teksa 12 mijë të tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Sipas të dhënave nga Jeruzalemi zyrtar, që nga e diela janë goditur më shumë se 2250 objektiva të lidhura me militantët e Hamasit, përgjatë Rripit të Gazës. Gjithashtu, janë dëmtuar 7 spitale, 48 shkolla dhe 10 struktura shëndetësore.

Burime palestineze konfirmojnë se trupat izraelite kanë shkatërruar shtëpinë e trurit të sulmeve në Izrael, Mohammed Deif dhe kanë ekzekutuar të gjithë anëtarët e familjes së tij, pa përjashtuar as fëmijët e mitur.

Një spital u dëmtua nga raketat e lëshuara nga militantët në Ashkelon, teksa nga e shtuna janë vrarë 9 vullnetarë të OKB, lajm që konfirmohet dhe nga vetë organizata.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi