Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 68%
  • Jo 27%
  • Nuk e di 5%

“Përgjegjës për sulmin në Banjskë”, opozita serbe sqaron letrën për Borrell: Sanksione për Vuçiçin

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 13:40 | Kosova
“Përgjegjës për sulmin në Banjskë”, opozita

Pesë parti të opozitës në Serbi pranuan dërgimin e një letre në adresë të kryediplomatit të Bashkimit Europian, Josep Borrell, dhe sqaruan përmbajtjen e saj.

Ata pretendojnë se kanë kërkuar nga Blloku që të sanksionojë vetëm presidentin Aleksandër Vuçiç, aleatët e tij të afërt dhe jo shtetin.

Nënshkruesit e letrës besojnë se Vuçiç dhe Qeveria e Serbisë mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për sulmin e armatosur në Banjskë të Kosovës.

Opozita serbe kundërshton vendosjen e masave kundër shtetit, pasi siç thonë, do të rrezikonte Serbinë dhe rajonin dhe do të forconte euroskepticizmin dhe narrativën nacionaliste.

Në letrën dërguar Borrell-it, përshëndetet kontributi i BE-së në ofrimin e zgjidhjeve në dialog, por vlerësojnë se ato kanë rezultuar të pamjaftueshme.

Opozita, flet me të njëjtën gjuhë kur vjen puna në lëshimin e akuzave ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me pretendimin se kërcënon serbët në Kosovë me brutalitetin e forcave policore duke detyruar largimin e tyre nga veriu.

Sipas pohimeve të pesë partive, popullata serbe e Kosovës është zënë ngushtë mes, siç thonë ata, nga njëra anë, “Listës Serbe” dhe shtypjes sistematike të Albin Kurtit, nga ana tjetër.

Ditari A2 CNN