Victoria Beckham ha vetëm 2 ushqime për 20 vjet dhe të gjithë po pyesin si ia del

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 09:43 | Aktualitet
Victoria Beckham ha vetëm 2 ushqime për 20 vjet dhe të

“Kur bëhet fjalë për ushqimin, do të tingëllojë goxha e mërzitshme. Çfarë më pëlqen? Epo, më pëlqen tosti me drithëra integrale me pak kripë”, u përgjigj Victoria Beckham kur u pyet se çfarë i pëlqen të hajë më shumë. Ajo ka treguar se është një makth për çdo restorant, sepse është shumë përzgjedhëse pasi lista e saj e ushqimeve është mjaft modeste.

Që nga fëmijëria, ajo nuk ka ngrënë mish të kuq dhe produkte qumështi, dhe çdo ditë menuja e saj përfshin perime të ziera në avull të kalitura vetëm me uthull. Victoria Beckham tha se është shumë e kujdesshme për atë që ha, që nga koha kur performonte me Spice Girls.

“Fatkeqësisht, jam i martuar me dikë që ha çdo ditë të njëjtin ushqim. Ka mbi 20 vjet që vazhdon. Që kur e takova, ajo ha vetëm peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull. Ajo rrallë devijon nga kjo menu”, shtoi David Beckham.

Përveç kësaj, “rituali” i Viktorias është të marrë dy lugë uthull molle në stomak bosh çdo mëngjes dhe më pas të pijë një gotë ujë të nxehtë me limon, për këtë arsye ajo pretendon se lëkura e saj duket perfekte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos