Sondazh: Sa të kënaqur jeni me cilësinë e arsimit në vend?
  • Shumë 12%
  • Pak 14%
  • Aspak 74%

Automjeti përplas furgonin me nxënës në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 15:47 | Kronikë
Automjeti përplas furgonin me nxënës në aksin rrugor

Një aksident me dy të lënduar është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë, ku një mjet është përplasur kokë me kokë me një furgon, i cili transporte nxënës shkolle.

Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk ka patur pasoja të rënda.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë manovra e gabuar e njërit prej mjeteve por edhe lagështia në rrugë.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa dy persona që mbetën të lënduar po marrin ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Ditari A2 CNN