Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Pranohet kërkesa e SPAK, bashkohen dosjet e 4 vrasjeve kriminale në Durrës  

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 09:46 | Kronikë
Pranohet kërkesa e SPAK, bashkohen dosjet e 4 vrasjeve kriminale në

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të bashkuar në gjykimin e të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë” edhe të dy episodeve kriminale të ndodhura në mars e prill 2020 në Durrës, ku u vranë Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia dhe vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia.

Bashkimi i çështjeve për të cilat kishte nisur gjykimi më herët u kërkua, pasi të dyshuarit si autorë të dy ngjarjeve të ndodhura gjatë pandemisë, janë kryer nga anëtarët e grupit kriminal të dosjes “Plumbi i artë”.

Nga ana tjetër, seanca paraprake ndaj të pandehurve të dosjes dështoi edhe këtë të martë, për shkak të mungesës së disa prej avokatëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli