Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Përleshje me armë mes shqiptarëve dhe grekëve në një klub nate në Volos

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 09:11 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas orës 02:00 të së dielës, 15 tetor, në një lokal nate në Volos të Greqisë, kur dy shqiptarë u grindën me klientët e tjerë dhe u përplasën fizikisht, por më pas filluan të qëllojnë në ajër.

Klientët e tmerruar u përpoqën të mbuloheshin ku të mundnin dhe njoftuan Policinë. Mediat greke njoftojnë se, dy autorët janë larguar, por janë ndjekur nga gjashtë pronarë dyqanesh në zonë, të cilët i kanë arritur dhe dyshohet se i kanë rrahur. Një nga shqiptarët ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konfiskuar pistoletën, si dhe ka vazhduar me arrestimin e tetë personave të përfshirë në ngjarje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli