Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Vdes turisti austriak në Korçë, ishte akomoduar në një hotel të qytetit

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 08:20 | Kronikë
Vdes turisti austriak në Korçë, ishte akomoduar në

Një turist austriak ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit, të kësaj të hëne, në spitalin e qytetit të Korçës, ku ai ishte dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore.

Mësohet se, i moshuari nuk ishte ndier mirë rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku kishte shfaqur probleme kardiake, ndaj ishte dërguar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.

“Korçë/Informacion paraprak: Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar. Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht, dyshohet për shkaqe natyrale.”

Burime spitalore bëjnë me dije se austriaku, dy vite më parë, ka pasur ndërhyrje kardiake duke vendosur dy “unaza”.

Ndërkohë, dy ditë më parë, ka kërkuar një ndihmë mjekësore në spitalin e Manastirit dhe më pas ka udhëtuar drejt Korçës ku ka shfaqur përsëri probleme kardiake, në njërin prej hoteleve ku ishte akomoduar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli