Ministri i i Brendshëm francez, Gerald Darmani, ka sulmuar ashpër ish-sulmuesin e kombëtares, Karim Benzema, pas deklaratave të këtij të fundit që lidhen me përleshjet mes Izraelit dhe Hamasit, që tashmë janë zhvendosur brenda territorit të Gazës.
“Karim Benzema ka lidhje famëkeqe me Vëllazërinë Myslimane, një organizatë islamike transnacionale që konsiderohet terroriste në Francë”, u shpreh ministri gjatë një interviste në mediat franceze, e cila u përhap me shpejtësi në rrjet dhe tashmë do të nevojitet një sqarim më i detajuar për këtë.
Vëllazëria Myslimane, e njohur si organizatë terroriste në shumë vende, është një nga grupet më me ndikim në botën arabe. Ideologjia u krijua nga Al Banna dhe mendimtari Sayed Qutb, si rezistencë ndaj kolonializmit britanik.
Karim Benzema, aktualisht, është transferuar në Arabinë Saudite, ku luan për ekipin Ittihad. (A2 Televizion)