Plagosi me armë një 16-vjeçar, në kërkim një adoleshent në Kamëz

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 15:38 | Kronikë
Plagosi me armë një 16-vjeçar, në kërkim një

Një 18-vjeçar është shpallur në kërkim në Kamëz pasi plagosi me armë zjarri një adoleshent. Bëhet e ditur se 16-vjeçari ka mbetur i plagosur më herët gjatë ditës së sotme në rrugën “OSBE”.

Si rezultat i veprimeve hetimore, rezulton se autori i dyshuar është A. H., 18 vjeç, i cili hapi zjarr ndaj të miturit pas një konflikti mes të dyve rreth orës 16:10.

16-vjeçari mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos