
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar, këtë mëngjes, në Lezhë. Një automjet ka përplasur një këmbësor në aksin Lezhë-Laç dhe si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Policisë Lezhë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
“Lezhë/Informacion paraprak: Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Lezhë-Kurbin, në vendin e quajtur Markatomaj, shtetasi P. S. nën drejtimin e automjetit të tij, ka aksidentuar këmbësorin Gj. N. 79 vjeç, banues në Markatomaj, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.” (A2 Televizion)