Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Vangjeli përplaset me avokatin e Berishës: Mos të fshihet në labirinthe procedurale, ka detyrime ndaj votuesve

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 20:00 | Politikë
Vangjeli përplaset me avokatin e Berishës: Mos të fshihet në

Një debat i ashpër është zhvilluar në A2 CNN mes avokatit të Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe analistit Lorenc Vangjeli, për çështjen e hapur nga SPAK për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe vendimit për kufizimin e lëvizjes së lirë për ish-kryeministrin dhe masën detyrim paraqitje.

Sipas avokatit të Berishës, klienti është njohur nga mediat për këtë çështje dhe ka pretendime ligjore për shkeljen e kushtetutës nga SPAK, e cila duhet të kalonte në Kuvend për të vijuar më pas me masat.

“Deri sa ka nënshkruar prokurën, përmes medias, prezenca jonë është për të ngritur pretendimet ligjore për antikushtetutshmërinë e vendimit. Ne jemi të legjitimuar me prokurorë për të ngritur këto kërkesa. Këtë e ka marrë vesh Vermoshi dhe Konispoli”, tha Gjokutaj.

I ashpër ishte reagimi i analistit Vangjeli i cili u shpreh se Berisha ka gabur rëndë politikisht me këtë çështje, duke e akuzuar atë se po fshihet pas labirintheve procedural.

Vangjeli shtoi se Berisha e ka detyrim përpara votuesve të tij që të përballet me drejtësinë, teksa shtoi se dhe njoftimi i radikalizimit të aksioni opozitar është bërë me tendencë 3 ditë përpara se të shpërthente çështja “Partizani”.

“Politikani Sali Berisha ka zgjedhur të bëjë avokatin të vetes dhe të tjerëve. Do ishte e udhës që pyetjet t’i bënte para prokurorëve. Mbrojtjen ta bëjë në sallë. Do të ishte e udhës që Berisha që në fundjavë kur u njoh me këtë gjë, te deklaronte se mbrojtjen do ta bënte në institucione. Ky do të ishte akti politik i një politikani si Berisha. Politikisht ka gabuar. Edhe vendimet e Strasburgut i citoni gabuar pasi masa për të mos dalë jashtë shtetit, nuk është heqje e lirisë personale, por kufizime. Një njëri që e kanë votuar të paktën 500 mijë persona duhet të përballet me drejtësinë dhe mos shmanget me labirinthe”, u shpreh Vangjeli.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi