PSG i ka dhënë një goditje të rëndë Milanit në ndeshjen e tretë të grupeve të Champions League, teksa i ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 në “Parc des Princes”.
Kylian Mbappe, Kolo Muani dhe Lee Kang-In e detyruan portierin Maignan ta nxirrte tri herë topin nga rrjeta. Fitore shumë e rëndësishme e Borussias së Dortmundit 0-1 në fushën e Newcastle, ku vendosi goli i Nmecha.
Ndërkohë, Manchester City merr tri pikët e radhës në fushën e Young Boys, ku fitoi 1-3, ndërsa Leipzigu mposhti 3-1 Crvena Zvezdan. Celtic barazoi 2-2 me Atleticon e Madridit, kurse Antwerpi i Arbnor Mujës u mposht thellë 1-4 nga Porto. (A2 Televizion)