5 gjëra për t'u lexuar në 5 minuta- 26/03/2023

Nga A2 CNN
26 Mars 2023, 11:01 | 5 gjëra në 5 minuta
5 gjëra për t'u lexuar në 5 minuta- 26/03/2023

1. PS zyrtarizon kandidatët për 14 Majin

Partia Socialiste publikoi listën e plotë të kandidatëve për kryetarë bashkie, me të cilët do të garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit. 44 kryetarë në detyrë u rikonfirmuan, ndërsa qarku me më shumë emra të rinj është ai i Vlorës. Nga ana tjetër, opozita vijon të mbetet e ndarë. Grupimi Alibeaj që ka edhe siglën e PD zyrtare ka konfirmuar deri tani vetëm 17 kandidatë, ndërsa Rithemelimi do të garojë në koalicion dhe i ma mbyllur derën bashkëpunimit. (Lexo më shumë)

2. Sekuestrohen dy vila të familjarëve të Arben Ahmetajt

Pas dyshimeve për “fshehje të pasurisë” nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi nën sekuestro dy vila në bregdet, një në Palasë dhe një në Hamallaj. Sipas burimeve nga SPAK, vila në Palasë është pjesë e një kompleksi rezidencial dhe dyshohet se zotërohet nga ish-bashkëshortja e ish-ministrit të Financave.

Ndërsa vila në Hamallaj e vënë në sekuestro me vendim gjykate i përket bashkëjetueses aktuale të ish-zv.kryeministrit, Ahmetaj. Ambientet e të njëjtës vilë iu nënshtruan një kontrolli nga agjentët e BHK në 8 mars.

Burime pranë SPAK, bënë me dije se masa e sekuestros u kërkua pas dyshimeve se dy godinat janë krijuar në burime financiare të jashtëligjshme. (Lexo më shumë)

3. Shtrenjtohen kreditë, për ekspertët mund të mos kemi prekur akoma pikun

Norma bazë e interesit ka prekur nivelin më të lartë të një dekade, teksa Banka e Shqipërisë vendosi ta rrisë atë në nivelin e 3%. Inflacioni gjatë dy muajve të fundit ka zbritur më ngadalë nga sa prisnin ekspertët e bankës. Ndërsa Guvernatori Gent Sejko, e cilësoi vendimmarrjen si të nevojshme për të frenuar shtrenjtimin e artikujve të shportës. Kë nismë e kanë ndërmarrë edhe banka të tjera qendrore në të gjithë botën. Por, ekspertët sugjerojnë që mund të mos kemi prekur pikun akoma.

(Lexoni më shumë)

4. Çfarë u dakordësua në takimin Rama-Sunak?

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë javë një takim me homologun britanik Rishi Sunak, ku tema kryesore ishin masat për frenimin e emigracionit të paligjshëm dhe deportimi i të dënuarve shqiptarë. Në deklaratën e shpërndarë nga qeveria britanike u tha se Sunak i la Ramës afat deri në prill për të bërë vlerësim të kapaciteteve të burgjeve shqiptarë. (Lexoni më shumë)

5. Reforma në pensione ndez zemërimin në Francë

Mbi 1 milion njerëz nëpër rrugë, 120 mijë prej të cilëve në Paris, 80 të arrestuar, mbi 120 të plagosur dhe objekte në flakë. Është ky bilanci i një dite të zjarrtë, teksa francezët kundërshtojnë planet e Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç. Por pavarësisht protestave të dhunshme, Macron tha një ditë më herët se reforma në pensione është domosdoshmëri dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet. (Lexoni më shumë)

Parashikimi i motit, nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN

https://youtu.be/PkPprCjt6MU

Çmimet e karburanteve

Nafta: 187 lekë/litri

Benzina: 185 lekë/litri

Gazi: 75 lekë/litri

Bordi i Transparencës, 23/03/2023

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos