
1. Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj braktiset nga një pjesë e kandidatëve
Grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj përfaqëson zyrtarisht Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit, por deri tani nuk i ka publikuar emrat e kandidatëve me të cilët do të kërkojë të drejtojë bashkitë e vendit. Për më tepër, deri tani 5 kandidatë janë tërhequr nga gara. Deri tani janë tërhequr kandidatët për Bashkinë Vorë, Lezhë, Kurbin, Korçë dhe Librazhd.
Shikoni videon për të gjitha detajet.
2. SPAK hetim jashtë Shqipërisë për Arben Ahmetajn
Hetimi i nisur nga SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, është shtrirë edhe jashtë kufijve. Burime zyrtare të Prokurorisë së Posaçme, konfirmuan se për llogari të këtij hetimi, i regjistruar në numrin 277/1, janë dërguar disa letërporosi jashtë vendit. Sipas burimeve, përmes tyre është kërkuar kryerja e verifikimeve nga autoritetet e këtyre vendeve për dyshimet e ngritura ndaj ish-ministrit të Financave për mundësinë e përfshirjes në korrupsion, pastrim të parave apo fshehjes së pasurisë. Për disa nga këto letërporosi, SPAK ka marrë përgjigje. (Lexo më shumë)
3. Sulmohet me armë Top Channel
Persona të armatosur qëlluan me kallashnikov në drejtim të godinës së Top Channel pak pas mesnatës mes 26 dhe 27 marsit, duke vrarë edhe një prej rojeve të sigurisë. Edhe pse puna për identifikimin e autorëve është përqëndruar kryesisht tek laboratori shkencor, policia ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete për emrat e tre atentatorëve. Për këtë, policia ofron 100 mijë euro për këdo që jep informacione që çojnë në identifikimin e tyre. (Lexo më shumë)
4. 900 milionë euro për 5 vite, BB do të financojë Shqipërinë për vende pune dhe zhvillim ekonomik
900 milionë euro është vlera e plotë e investimeve që do të burojnë nga Strategjia e Partneritetit, e nënshkruar midis Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare. Ajo do të shtrihet në periudhën 2023-2027. Nga ndërtimi i urave, tek bujqësia konkurruese, qeverisja “online” apo financimi i politikave të zhvillimit të qëndrueshëm. Janë këto 4 projektet e reja që do të financohen nga Banka Botërore në kuadrin e kësaj strategjie. (Lexo më shumë)
5. Padi penale për Donald Trump
Donald Trump është i pari president apo ish-president i Shteteve të Bashkuara, ndaj të cilit ngrihen akuza penale. Akuzat penale ndaj tij u ngritën për pagesën e një aktoreje të filmave pornografikë, për të mos treguar se kishte një lidhje jashtëmartesore me të.
Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet vërtet?
Parashikimi i motit, nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN
Çmimet e karburanteve
Nafta: 184 lekë/litri me pakicë, 172 lekë/litri me shumicë
Benzina: 186 lekë/litri me pakicë, 174 lekë/litri me shumicë
Gazi: 75 lekë/litri, 63 lekë/litër për automjetet.
Nafta për peshkim: 90 lekë/litri (A2 Televizion)
Bordi i Transparencës, 28/03/3023