9 vite nga zhdukja e fluturimit MH370, askush nuk e di ku përfunduan 239 personat në bord

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 19:36 | Bota

Kanë kaluar nëntë vite nga zhdukja e fluturimit MH370 të Malaysia Airlines dhe ende askush nuk e ka një përgjigje.

Ajo që ndodhi me avionin që u ngrit nga Kuala Lumpuri, Malajzisë dhe nuk arriti kurrë në Pekin është ndoshta aksidenti më misterioz në historinë e aviacionit civil.

Pas tragjedisë, u shpenzua shumë kohë në hetime që nuk çuan askund. Edhe sot nuk dihet se ku u rrëzua avioni duke bërë edhe që të qarkullojnë disa skenarë rreth zhdukjes.

Që nga koha e aksidentit, deti ka larë pjesë të avionit në brigjet e vendeve të lagura nga Oqeani Indian. Megjithatë, nuk u gjet asnjë gjurmë e 239 pasagjerëve. Ekuipazhet "krehën" 120,000 km katrorë të dyshemesë së oqeanit, por asgjë nuk u gjet.

Tre skenarët e paraqitur në një dokumentar të Netflix:

Skenari i parë inkriminon pilotin dhe bazohet në ekzistencën e një simulatori fluturimi të gjetur në banesën e tij. Me këtë makineri, piloti kishte bërë një muaj më parë simulimin e një fluturimi me kursin e mundshëm që do të ndiqte avioni përpara se të binte në oqean.

Studiues të tjerë nuk janë të bindur nga gjetjet dhe teoria e vetëvrasjes. Për ta bërë këtë të mundur, piloti do duhej të kishte të gjithë aeroplanin nën kontroll. Ai duhej të kishte hequr bashkë-pilotin nga kabina dhe të mbyllte të gjitha sistemet e komunikimit.

Skenar tjetër në tavolinë është edhe rrëmbimi. Një hetues identifikoi tre rusë në vendet e pasagjerëve, të cilët mund të merrnin kontrollin e fluturimit dhe ta dërgonin atë në Azinë Qendrore. Të tjerët e refuzojnë sepse mund të jetë teknikisht shumë e vështirë për të marrë kontrollin e kabinës.

Ndërsa, sipas skenarit të tretë, avioni është rrëzuar nga forcat e armatosura amerikane në Detin e Kinës Jugore. Një gazetar francez zbuloi se në avion kishte 2.5 ton pajisje elektronike, të cilat nuk ishin skanuar.

“Amerikanët, të cilët nuk donin që Kina të kishte akses në teknologjinë sensitive amerikane të vëzhgimit, pasi e “zhdukën” avionin nga radarët, e detyruan atë të ulet. Kur piloti refuzoi, ata e rrëzuan.”

https://a2news.com/2022/12/13/u-zhduk-me-239-persona-ne-bord-kontrollori-i-trafikut-ajror-avioni-i-malaysian-airlines-u-rrezua-qellimisht/

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024